-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gripi i Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Nuk ka raste të reja, vazhdojnë kontrollet

Kryesoret

Ministria e Bujqësisë ka përditësuar situatën lidhur me gripin e shpendëve, duke konfirmuar se nuk ka asnjë rast të ri të Influencës Aviare në Shqipëri.

Gjatë periudhës 30 Tetor – 7 Nëntor 2024, janë monitoruar 3935 ferma shpendësh, duke përfshirë analiza dhe kontroll të rreptë në të gjithë vendin, përfshirë Tiranën. Të gjitha rezultatet e testeve kanë dalë negative.

Kontrolli ka përfshirë gjithashtu 209 mostra të dërguara për analizë dhe monitorim të vazhdueshëm të tregtimit të produkteve ushqimore, ku nuk janë konstatuar probleme. Ministria u bën apel qytetarëve të konsumojnë vetëm produkte të certifikuara dhe të mbajnë higjienën e duhur.

Po ashtu, vijon fushata e vaksinimit të kafshëve, me 300 mijë doza vaksina të shpërndara për të luftuar sëmundjet shtazore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit