Gjykata e Apelit të Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, duke dënuar ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, dhe ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako, për përfshirje në aferën korruptive.
Koka u dënua fillimisht me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 6.8 vite burg. Ndërkohë, Bllako u dënua me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike.
Gjithashtu, GJKKO ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të ish-ministrit Lefter Koka, si pjesë e masave për të ruajtur interesat e shtetit dhe kompensimin e dëmit të shkaktuar nga ky skandal.