Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Kavajës, pasi dyshohet se ka plagosur rëndë 40-vjeçarin pas një sherri për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në fshatin Lekaj, ku E. T. ka goditur me derën e automjetit B. Xh., i cili ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar në spital për trajtim.
Policia arrestoi në flagrancë E. T. për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Shtetasi B. Xh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve.