Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka vlerësuar lartë presidentin rus Vladimir Putin, duke e krahasuar me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo për aftësinë e tij të veçantë në politikë. Në një takim me një delegacion rus në Karakas, Maduro e quajti Putinin një “yll të politikës ndërkombëtare” dhe theksoi se ai ka “instinkte golashënuesi” të ngjashme me ato të futbollistit portugez.
“Vladimir Putin është një golashënues i lindur, ashtu si Cristiano Ronaldo. Ai është një figurë kyçe në politikën botërore, me aftësinë të udhëheqë dhe të marrë vendime të rëndësishme”, tha Maduro, duke komentuar suksesin e samitit të BRICS që u zhvillua muajin e kaluar në Kazan të Rusisë.
Ai e vlerësoi këtë ngjarje si një sukses të madh për Putinin, i cili ishte aktiv gjatë të gjitha takimeve dhe bisedimeve, duke demonstruar aftësi të shkëlqyera diplomatike dhe udhëheqëse.