-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK dhe GJKKO organizojnë trajnim për hetimin e korrupsionit në prokurimin publik

Kryesoret

Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, ka organizuar një trajnim për prokurorët e SPAK-ut dhe gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për hetimin dhe gjykimin e veprave penale që lidhen me prokurimin publik.

Trajnimi synon rritjen e kapaciteteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve për të trajtuar çështjet që lidhen me korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar ndërkombëtar.

Programi përfshinte tema të rëndësishme si risitë ligjore në prokurimet publike, rreziqet që lidhen me procedurat e prokurimit, dhe teknikat speciale të hetimit. Gjatë aktivitetit u diskutuan gjithashtu praktikat më të mira ndërkombëtare dhe raste studimore.

Ky trajnim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të OSBE-së për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit