-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula kritikon qeverinë: Pensionistët janë lënë në vendnumëro

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka kritikuar qeverinë për mosndërhyrjen në ndihmën ndaj pensionistëve, pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe pijeve.

Në një postim në Facebook, Sula theksoi se pensionet kanë mbetur të ngrira, ndërkohë që çmimet e ushqimeve janë rritur me 3% vetëm në tre muajt e fundit, duke rënduar jetesën e 800 mijë pensionistëve shqiptarë.

Sula kritikoi vendimin e qeverisë për të mos ulur TVSH-në për shportën e ushqimeve dhe për mos rritur pensionet, pavarësisht suficitit prej 700 milionë eurosh që mund të ishte përdorur për mbështetje të shtresave në nevojë.

“S’ndalen çmimet, pensionet në vend numëro. Të akuzosh qeverinë, këtë mazhorancë se ka lënë në ditët më të errta 800 mijë pensionistë nuk është një trend, por është një realitet i hidhur që duhet të ndryshohet. Shikoni pak të dashur qytetarë: Vetëm në 3 muajt e fundit sipas INSTAT-it të qeverisë, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike janë rritur me afro 3%. (Theksoj se këto janë shifrat zyrtare dhe se realiteti është pak më ndryshe, janë rritur edhe më shumë). Ndërkohë edhe më shqetësuese e bën faktin se trendi është rritës. Nëse krahasohet me një vit më parë gjithmonë referuar shifrave të INSTAT, në 2024 kanë vijuar rritjen gjatë gjithë mujve.

Çka do të thotë: në qoftë se në 2023 me 100 lekë mund të bleje bukë, në 2024 duhet të hash më pak sepse nuk të mjafton ai buxhet. Cfarë kemi nga ana tjetër, a ka marr ndonjë masë qeveria për ti ardhur në ndihmë pensionistëve dhe shtresave në nevojë për të frenuar rritjen e çmimeve apo për të rritur pensionet?! Përgjigja është: jo, jo dhe jo
Buxheti i 2025 nuk parashikon as heqje dhe as ulje të TVSH për shportën e ushqimeve. Buxheti i 2025, nuk parashikon as rritje pensionesh.

Çfarë bëri qeveria?

Në një kohë që vetëm në 3 muaj çmimet rriten me 3%, mazhoranca indeksoi me vetëm me 4% për gjithë vitin pensionet. Tallje, trajtim çnjerëzor. Suficiti për këtë vit, pra paratë që nuk janë harxhuar në buxhetine shtetit përllogariten në 700 mln euro. Do mjaftonin vetëm një pjesë e tyre në mënyrë që pensionistëve tu rritej minimalisht sa gjysmën që rriti Kosovë, pra me 10%. Por kjo qeveri nuk e bëri. Nuk e bëri sepse pensionistët I sheh vetëm si vota dhe që I konsideron vota të sigurta në shportën e vetë. Nuk ka trajtim dinjitoz për ata që kanë 40 vite kontribute në arkën e shtetit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit