Nuk ka shpresë. Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Ruhan Hiraj i dënuar nga Apeli i Posaçëm me 15 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në 2015. Ruhan Hiraj u deportua nga SHBA-të pas arrestimit në 2019.
Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Sandër Simoni, nuk pranuan kërkesën e Hirajt për rishikim të vendit të dhënë nga Apeli i Posaçëm.
Në qershor të vitit 2015 në Lazarat mbeti i vrarë me armë zjarri efektivi i RENEA, Ibrahim Basha, si dhe të plagosur dy kolegët e tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati.