Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa me anë të njoftimi në rrjetin e saj social ka thënë se vendosur të anulojë ndalesën e turit të saj në Indonezi për shkaqe sigurie.
“Me pikëllim them se nuk do të mund të performoj në Xhakartë. Unë jam këtu në vendin tuaj të mrekullueshëm dhe gati për të performuar, por jam e shokuar të them se është përcaktuar se nuk është e sigurt të vazhdohet shfaqja për shkak të shqetësimeve të sigurisë. E kam pritur me padurim këtë mbrëmje dhe më dhemb vërtet që nuk mund të performojmë për të gjithë ju, veçanërisht pas kaq shumë kohësh që nga performanca ime e fundit në Xhakarta,” shkruan Dua Lipa.