Rrjeti social i Donald Trump “Truth Social” ka fituar 500 milionë Dollarë pas vetëm një postimi të Trump si president i ri. Në javët e fundit të fushatës zgjedhore në SHBA aksionet e këtij rrjeti kishin rënë por do të rriteshin papritur në datën 5 nëntor një ditë parazgjedhjeve.
Pas kësaj pati dhe thashetheme se Trump do ti shiste aksionet e rrjetit të tij social, kjo bëri që presidenti i ri të reagojë përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth”.
“Ka thashetheme, deklarata të rreme të pavërteta ndoshta dhe të paligjshme të bëra nga manipulatorë të tregut se jam i interesuar të shes aksionet e Truth Social këto thashetheme janë të rreme nuk kam asnjë qëllim të shes” tha Trump.
Vetëm ky postim i Trump rriti aksionet e kësaj kompanie me vlerën 500 milionë Dollarë.