Në Librazhd u përkujtua 80-vjetori i çlirimit nga pushtuesit nazi-fashistë, me pjesëmarrjen e qytetarëve, pasardhësve të dëshmorëve dhe autoriteteve vendore e qendrore.
Ministrat Mazniku, Balla dhe Muzhaqi ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar, ku u shpalos edhe një pankartë me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve.