Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Llamallari, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skëder Hita, këtë të premte ishin pjesëmarrës në ceremoninë e Diplomimit të studentëve të Akademisë së Sigurisë.
“Policia e Shtetit nuk duhet parë thjesht si një forcë që garanton rendin, por si një shërbim publik në funksion të qytetarit. Autoriteti i policisë nuk matet nga frika që krijon, por nga besimi që ndërton. Ka profesione që ndërtojnë karrierë por ka edhe profesione që mbajnë shtetin dhe Policia e shtetit është pikërisht një prej tyre”, u shpreh Lamallari.









