President i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes do të jetë Elez Gjoka edhe për një mandat tjetër. Ai u rizgjodh president me shumicë votash në asamblenë zgjedhore të zhvilluar në qytetin e Shkodrës.
Në Asamble morën pjesë edhe presidenti i KOKSH, Fidel Ylli si dhe përfaqësuesi nga Federata Evropiane e Peshëngritjes, Astrit Hasani.
Gjoza u rizgjodh president i FSHP me 15 vota në favor, kundër një vote që mori kandidati tjetër, Asim Belinovi.
Ndërsa të zgjedhurit të Bordit Drejtues ishin Artur Lagja, Leonard Toska, Asim Belinovi, Arben Qafa, Endri Karina, Ilir Topuzi.