Sot në mbrëmje, në Teatrin “Bylis” në Fier, hapet Festivali i Aktrimit Apollon në edicionin e 15-të. Gjatë 8 ditëve, mbi 30 artistë, përfshirë emra të njohur si Yllka Mujo dhe Luiza Xhuvani, do të interpretojnë në pesë shfaqje dhe dy premiera.
Ky festival, pjesë e projektit “Për Teatrin”, synon të mbështesë dhe promovojë artin skenik shqiptar.