Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 41-vjeçarin Ilir Çami, i cili plagosi ish të dashurën e tij, Mandarina Çela, me thikë.
Ai u shpreh i penduar për veprën dhe argumentoi se konflikti kishte buruar nga një borxh prej 5 milionë lekësh që Çela nuk ia kishte kthyer. Çami pranoi se është ende i dashuruar me të dhe kërkoi falje për veprimin e tij.
Ngjarja ndodhi kur Çami dhe Çela u takuan rastësisht në Korçë dhe, pas një mosmarrëveshje, ai e plagosi në qafë dhe mjekër.