Moti i parashikuar për ditën e diel, 10 Nëntor 2024, do të jetë i qëndrueshëm, i shoqëruar nga kushte atmosferike të thata, të cilat do të vijnë nga veriperëndimi. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës, me vranësira kalimtare të pakta. Mjegulla e dendur do të mbetet prezente në zonat luginore, sidomos në orët e mëngjesit.
Në pjesën e dytë të ditës, temperaturat do të pësojnë një ulje dhe pritet të arrijnë deri në -2 gradë Celsius. Era do të jetë kryesisht e lehtë, me drejtim nga veriu, me shpejtësi mesatare prej 1-5 m/s. Herë pas here, mund të ketë rrahje të erës më të forta, sidomos në lugina dhe në bregdet, ku shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 6-10 m/s.