-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ja kur nisin shirat

Kryesoret

Parashikohet mot relativisht i qëndrueshëm në Shqipëri, i ndikuar nga masa ajrore të ftohta dhe presion atmosferik të lartë.

Sipas Shërbimit Meteologjik Ushtarak, ditët e hënë, martë dhe premte, vendi do të ketë kushte atmosferike stabile, me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta deri mesatare. Gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, në zonat luginore mund të ketë mjegull dhe shikueshmëri të reduktuar.

Era pritet të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare prej 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zona lugore mund të arrijë shpejtësi deri në 12-14 m/s, me valëzim detar 1-3 ballë.

Në ditët e mërkurë dhe enjte, parashikohen alternime të kthjellimeve dhe vranësirash, që do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, ndonjëherë mesatar. Reshjet mund të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe do të jenë kryesisht afatshkurtra. Gjatë reshjeve, shikueshmëria mund të jetë e reduktuar dhe mund të ketë mjegull në mëngjes dhe mbrëmje.

Era do të ketë drejtim verilindor dhe veriperëndimor, me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në lugina, shpejtësia mund të arrijë deri në 8-10 m/s, me valëzim detar 1-2 ballë.466007273_976770241114358_8121686341933229496_n

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit