Deputeti Agron Shehaj ka komentuar sjelljen e ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj sot në komisionin hetimor. Shehaj thotë se Beqaj nuk është viktimë dhe e ka përdorur postin për tu pasuruar.
Ai thekson se Beqaj ka vjedhur me qindra miliona euro dhe akuzohet se ka se ka futur në xhep paratë që duhet të shkonin tek shëndetësia.
“Mua nuk më çudit Beqaj, Beqaj bën ca të dojë. Beqaj e bën se ka një mazhorancë që e mbështeti, e çoi në poste të ndryshme. Pavarësisht se ishte në hetim nga SPAK lëvizte nga një post në një post tjetër. Beqaj ka bërë një gjë të paimagjinueshme. Tani shkon në parlament dhe thotë dua poëer poin ndryshe nuk flas. E bën sepse ka mbështetje politike. Pse është normale që një njeri që akuzohet se ka vjedhur miliona euro në vend që të dëshmoje, sepse është i detyruar që të flas dhe ai thotë dua poër point, kjo është absurde”, tha Shehaj.