-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet i dyshuari për sulmin me thikë në Ferizaj, personi i gabuar u lirua

Kryesoret

Një person është arrestuar sot për lidhje me ngjarjen e therjes me thikë që ndodhi në Ferizaj, ku katër persona u plagosën.

Prokuroria në Ferizaj ka bërë të ditur se 59-vjeçari, i cili u arrestua dje për ngjarjen, është liruar, pasi u konstatua se ai nuk ishte personi i përfshirë. Në vend të tij, është arrestuar një tjetër person, i cili ka një të kaluar të dhunshme, duke qenë i dënuar më parë për vrasje të rëndë.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari i arrestuar sot, F.I., akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë dhe është njëri nga ata që ka therur katër viktimat. Policia ka vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e motiveve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit