-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basir Çollaku: SKY-PD, ‘Çyrbja-PS’ dhe Ols …

Kryesoret

Rritja e numrit të dosjeve sky-enchro, shoqëruar me publikime përgjimesh ka rritur edhe hallet nëpër partitë politike, drejtësi, polici, biznese e medie.

Dje Partia Demokratike, grupi i saj parlamentar ka propozuar një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të vetëdeklarojë nëse ka përdorur  aplikacion “SKY ECC dhe ENCRO-CHAT”. Ka bërë mirë. Shanset e mazhorancës për të pranuar këtë, janë ZERO.

Publikimet e disa përgjimeve të dosjes “Çyrbja”, deputetit të arrestuar të PS kanë thelluar telashet.

Propozimi i PD.

PD ka qëlluar në adresën e duhur me këtë akt, ndonëse qëndrimi e vendimi i PS, dihet. Kundër totalisht. Por, do të ishte më mirë që PD, propozimit t’i bashkëngjiste në Kuvend dhe 52 deklaratat e deputetëve të saj, si jopërdorues të këtyre aplikacioneve. Natyrisht të ftonte edhe 7 deputetët aleatë të plotësonin deklarimet. Kjo, për të mos pasur kusure, duhet të jetë kriter edhe për parlamentarët 2025, për të gjithë kandidatët garues në kahun opozitar e madje edhe për funksionarë të tjerë të saj. Përgjegjësia e këtij pohimi të shkruar, do të bjerë individualisht mbi këdo. Përballja penale, nëse qëllon të jetë rrëfim i rremë, nuk duhet të përfshijë në asnjë rast partinë si mbrojtëse.

Çyrbja-PS.

Deputeti i PS u “këshillua” të lërë mandatin për hetimet rreth padisë së deputetit të PD, Edi Paloka dhe ca orë më vonë shpërtheu akuza nga dosja e telefonave të kriptuar. Aty dalin ngjarje të rënda. Edi Rama rezulton të ketë firmosur ndryshimet në renditjen e listës së deputetëve, sipas kërkesave të grupeve kriminale. Ardian Çela, si drejtues politik në Durrës, ish-drejtor i OSHE është thirrur për dëshmi rreth kësaj historie. Gjushi, është emri tjetër i përdorur nga bandat në bërjen gati të listës së deputetëve. Natyrisht, nuk është histori akulloresh.

Ols … dhe ndikimi?!

Sërish në dosjen e deputetit të arrestuar, ka ndikime të tjera të paligjshme. Hajri, një tjetër emër i botës së krimit në Durrës kërkon ndere për kunatin. Tjetri për të prishur mrrokllën pistoletë pa leje. Pagesat, sa të duash. Hap gojën.

Ky ministri është burrë i mirë!! E dini kush është? Të nderuar Prokurorë, ne nuk kemi 5987 ministra. Drejtësia dhe rendi kanë maksimumi katër emra për verifikim në periudhën e ndodhisë hetimore. Po njoftuesit e Çyrbes për sekrete, kaq zor është të gjenden?!

Po Ols … që ka bërë punën e vet?!

Kur duhet zgjatur koha e ekstradimit? Nuk e ka praktikën SPAK?!?  Nuk e merr dot në Prokurori dhe Ministri?!

Disa nga emrat Ols në drejtësi.

Olsian Çela, Prokuror i Përgjithshëm më pare, edhe ish-kreu i Krimeve të Rënda

Olsi Xhavella ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit Korçë, i shkarkuar nga procesi i rivlerësimit.

Olsi Komiçi, komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, paditur në 2021 në SPAK, nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion për falsifikim dokumentesh

Ols Dade, prokuror në Strukturën e Posaçme dhe nga 21 janari 2020 deri në 6 mars 2023, ndihmës magjistrat në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Nuk ka dijeni kush ishin prokurori përgjegjës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe burri i mirë në Ministrinë e Drejtësisë?!

As studion avokatore të një deputeti të mazhorancës nuk e gjejnë dot, ndonëse e kanë me emër dhe mbiemër?!

Sipas përgjimeve, episodi i datës 28 janar 2021, ndër të tjera në bisedat mes Altin Hajri dhe Jurgis  Çyrbja thuhet:

“..ma kanë dhonë fjalën, veç po presim një letër-porosi dhe jam ok vlla. Ka mundësi ai, se është burrë i mirë ky tani që është ministër vlla. E ka shumë shok më thane, shife vetë se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vlla, thuaj faleminderit shumë se i kishte thënë avokatit, “është porosia e shefit”. Për Ols vëlla, plus ka qenë ke avokati vetë 2 herë e ka bo punën e vet…”

Natyrisht kërkohet kryqëzim informacioni dhe dokumentacioni, duke saktësuar periudhat e veprimeve. Shpesh thotë Niçja Fridrih, se për të parë thellësinë e gjërave, duhet të shohësh thjesht në sipërfaqe. Apo e nget më tej William Shakespeare, kur përmend se: “Është më mirë të vdesësh i keqkuptuar, sesa të kalosh gjithë jetën duke u shpjeguar”…!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit