Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka zhvilluar vizitën e tij të parë jashtë vendit pas emërimit, në Policinë e Kosovës.
Gjatë takimit me homologun e tij, Kolonel Gazmend Hoxha, diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit për parandalimin e paligjshmërive dhe garantimin e sigurisë në lëvizjen e shtetasve, mjeteve dhe mallrave.
Ata theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe intensifikimit të operacioneve të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale dhe trafiqeve të paligjshme.
Gjithashtu, drejtuesit u dakordësuan për eliminimin e burokracive dhe për forcimin e hetimeve proaktive në fushën e terrorizmit dhe krimit të organizuar.