-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-aleati i Vuçiçit: Presidenti serb gënjeu për bisedën telefonike me Trump, ja prova

Kryesoret

Dragan Shormaz, një ish-aleat i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar presidentin serb për gënjeshtra në lidhje me një bisedë telefonike që ai tha se pati me presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump.

Vuçiç deklaroi së fundmi se pati një bisedë të shkëlqyer dhe të përzemërt me Trump, ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen që kishte marrë nga populli serb gjatë fushatës presidenciale.

Por, Shormaz ka publikuar një postim në rrjetin social X (Twitter), ku ka tërhequr vëmendjen se fotografia e Trumpit, e postuar në një faqe të emëruar me emrin e tij, tregon liderët botërorë me të cilët Trump ka biseduar, por emri i Vuçiçit nuk është i pranishëm.

Ai ka pyetur “E ku është këtu Vuçiçi?” Duke lënë të kuptohet se presidenti serb mund të ketë shpikur këtë bisedë për të përfituar nga imazhi i një lidhjeje të ngushtë me lideriamerikan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit