-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-Drejtuesi i Policisë: Flutura Basha ka plumb në trup, autopsia duhet të bëhet

Kryesoret

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi, në një intervistë për Euronews Albania ka deklaruar se Flutura Basha, e cila humbi jetën në atentatin në Dobrac, u godit nga breshëria e automatikut dhe ka një plumb në trup.

Ai kërkoi që të kryhet autopsia, duke theksuar se kjo është penguar për shkak të vakancave të Prokurorisë së Shkodrës. Sipas Prençit, ka një atmosferë frike në Shkodër, ku dhe kryebashkiaku Benet Beci dyshohet të ketë qenë i kërcënuar.

“Breshëria e automatikut që ka vazhduar për 150 metra ka kapur edhe një nga kalimtaret Flutura Bashën. Autopsia nuk është bërë për faj të Prokurorisë së Shkodrës që ka shumë vakanca. Njerëzit në Shkodër nuk duan të punojnë më, kanë frikë, madje më kanë thënë që është marrë peng edhe Benet Beci.

Në një vit e gjysmë nuk ushtroi detyrën i qetë po i diktuar nga grupet kriminale në dhënien e tenderëve. Vakanca ka edhe në polici e gjykatë dhe është deklaruar edhe herë të tjera.

Drejtori i policisë ka qenë i pamundur të hedhë dritë një vit e ca kur janë vrarë 23 veta se organika e policisë janë të lidhur me botën e krimit. Disa ditë para masakrës ai ka deklaruar se nuk do të qëndrojë më në policinë e Shkodrës, madje do shikojë edhe qëndrimin në policinë e shtetit pasi ne nuk jemi më zotët e policisë.”, – tha Prençi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit