Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Dritan Agolli është marrë në pyetje në SPAK dhe ende nuk dihet arsyeja se pse është thirrur.
Dy vite më parë, SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin për skandalet me tenderin 500 mijë dollarë për një libër me receta dhe për një dokumentar nga i cili do të promovohet puna mbi menynë “100 Fshatra”.