-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra me 4 viktima në Dobraç/ Policia e Shkodrës akuzohet për shpërdorim detyre

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka dorëzuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës, duke akuzuar efektivët e policisë lokale për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën që la 4 të vdekur në Dobraç. Dyshohet se efektivët kanë lejuar personin e tretë, të përfshirë në atentat, të largohet nga vendngjarja.

Burimet raportojnë se ky person, i dyshuar të jetë Ibrahim Lici, vëllai i Hamza Licit, njëri nga të vrarët, mund të ketë ikur nga vendi i ngjarjes, përkundër pranisë së forcave të rendit. Ibrahim Lici është aktualisht një nga personat më të kërkuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe dyshohet se mund të ketë pasur lidhje me atentatin në fjalë.

Në këtë moment, Prokuroria po zhvillon hetime të thelluara për të zbardhur rolin e efektivëve të policisë në menaxhimin e situatës dhe nëse ata kanë shpërdorur detyrën duke lejuar largimin e të dyshuarit nga vendi i ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit