Policia e Fierit ka realizuar një operacion kontrolli në qendër të qytetit, gjatë të cilit janë ndaluar disa adoleshentë të dyshuar për shpërndarje lënde narkotike.
Nuk janë bërë të ditura ende detaje mbi llojin dhe sasinë e drogës që ata shpërndanin. Dyshohet se të rinjtë lëviznin me biçikleta.
Sipas burimeve nga policia, adoleshentët vepronin në grup dhe aktualisht po punohet për identifikimin e furnizuesve dhe për të zbuluar destinacionin e lëndës narkotike.