Kryetari i njësisë administrative Fushë Kuqe në Kurbin, Kristo Martinaj, është ndaluar nga policia pas një hetimi disa javor për shpërdorim të detyrës.
Dyshohet se Martinaj ka urdhëruar hedhjen e inerteve në afërsi të lokalit të tij në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut, me qëllimin për të përfituar një sipërfaqe toke.
Ai do të përballet me akuza për shpërdorim të detyrës dhe pushtim të tokës. Materialet procedurale janë dorëzuar për Prokurorinë e Lezhës.