-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndreca përplaset ashpër me Vokshin: Ke më shumë halle se Ilir Beqaj

Kryesoret

Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës.

Kryetarja e Komisionit iu drejtua Plarent Ndrecës se po përdor komisionin për hallet e tij, që siç tha ajo “i ke më të mëdhaja se Ilir Beqaj”.

Debati

Vokshi: Zoti Plarent Ndreca unë uroj që ti të fitosh ca pikë sot

Ndreca: Nuk më duhen pikët, më duhet e vërteta

Vokshi: Uroj të shpëtosh nga ca hallet e tua që nuk ti zgjidh ky komision!

Ndreca: Nuk të pres ty të bësh këto analiza, lëri këto intimidime se nuk të ecin.

Vokshi: Këto hallet personale që ke jo më pak se Ilir Beqaj, dhe ca të tjera që po të vijnë. Se po të ishte ti me integritet do thoje që nuk rri dot këtu.

Ndreca: Partia jote është hedhur në sulm. Ju doni që unë të mos flas. Ti nuk mbron dot veten tëndë jo mua. Je bërë qesharake

Vokshi: Ti ke ato hallet e tua dhe kujton se po i zgjidh këtu. Duke filluar nga kapelet, duke vazhduar edhe nga administratorët, te tjetërimi i pronave e duke vazhduar me të tjerat.

Ndreca: Kapet hajde se të kam thirrur në gjykatë, pse i shmangesh? Hajde në gjykatë se të kam ftuar.

Vokshi: Nuk ta zgjidh dot kapalen unë

Ndreca: Merresh me mua dhe jo me argumentin se je bolshevike. Ti je një formë Gestapo

Vokshi: Unë vij nga PD

Ndreca: Mund të vish nga PD, por ka bolshevike sa të duash atje dhe një nga ata je ti.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit