Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një reportazh të televizionit amerikan CNN, i cili i ka kushtuar një artikull të gjatë Shqipërisë, duke theksuar ndikimin e periudhës komuniste dhe përdorimin e bunkerëve të ndërtuar gjatë asaj kohe për turizëm dhe histori.
Rama e ka quajtur të mrekullueshme që CNN shfaq historinë dhe potencialet e Shqipërisë, e cila ka tërhequr turistë nga e gjithë bota për bukuritë dhe mundësitë e saj.
“Zhytuni në të kaluarën e errët të Shqipërisë, të shndërruar në një të tashme mjaft gjallëruese! Bunkerët dikur të zymtë tani nxisin rritjen tonë të pandalshme të turizmit. Është e mrekullueshme të shohësh CNN duke shfaqur këtë udhëtim tonin”, shkruan Rama.