Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për një 26-vjeçare pasi bashkëshorti i saj e ka denoncuar për keqpërdorimin e rrjetit të tij social “Messenger”.
Sipas denoncimit, gruaja ka ndërhyrë në llogarinë e tij dhe ka përdorur pa leje këtë rrjet. Materialet e hetimit janë referuar në Prokurori dhe janë nisur procedurat për shtetasin M. P. nga fshati Lëpushë.
Po ashtu, Policia ka proceduar dy shtetas për drejtim motomjetesh pa leje dhe po punon për gjetjen e një të mituri që ka ikur nga shtëpia.