-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: 50% e të gjithë buxhetit që shpenzohet për shëndetësinë vjen nga xhepi i shqiptarëve

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Joroda Tabaku në rrjetin e saj social facebook ka publikuar një video ku analizon buxhetin 2025 të propozuar për shëndetësisë.

Tabaku shprehet se ky buxhet është i pamjaftueshëm dhe i padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ajo thekson se 50% e të gjithë buxhetit që shpenzohet për shëndetësinë vjen nga xhepi i qytetarëve shqiptarë.

“Shpenzimet për frymë në shëndetësi janë 266 euro ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE është pothuajse 10 herë më e lartë, 2650 euro, e rajonit të paktën dyfish sa Shqipëria 500 euro për frymë. Për shëndetësi paguhet nga xhepi i qytetarëve, për rritjen e çmimeve paguhet po nga xhepi i qytetarëve. Më pak fonde për buxhetin e shtetit, qoftë për arsimin, qoftë shëndetësia, qoftë të gjithë sektorët kryesorë duke përfunduar edhe me bujqësinë. Ku shkojnë taksat e qytetarëve shqiptarë? Ne kujtohemi për shëndetësinë sa herë që humb jetën dikush, sa herë që ndodh një skandal në spital, sa herë që detyrohen të mbulojnë propagandën e radhës, por realiteti i shifrave për shëndetësinë është i trishtë, është ai realiteti që gjithsecili që shkon e përballet në spital, detyrohet të paguajë nga xhepi i tij, realiteti i një buxheti që është gjithmonë i pamjaftueshëm, i një buxheti që nuk është për qytetarët edhe në rastin e shëndetësisë, duke e kthyer dhe shërbimin shëndetësor për pakicën jo për shumicën”, shprehet Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit