Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se inkursioni i ushtrisë ukrainase në rajonin rus të Kursk ka rezultuar në bllokimin e 50.000 ushtarëve rusë, duke penguar kështu aftësinë e Moskës për të realizuar më tej sulme në territorin ukrainas.
Zelensky theksoi se ky operacion ka zvogëluar kapacitetin e Rusisë për të vazhduar ofensivat në Ukrainë.
Ai gjithashtu konfirmoi se, për shkak të këtij inkursionit, nuk ka pasur mundësi për dërgimin e ushtarëve rusë në linjat e frontit ukrainas, veçanërisht në Donbas.