Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në fshatin Dragostunjë të Elbasanit, më 12 nëntor 2024.
Policia e Elbasanit ka njoftuar se, sipas dyshimeve paraprake, vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi e moshuara, V. B., vuante nga disa sëmundje.
Hetimet janë hapur dhe materialet janë kaluar në Prokurorinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme.