Presidenti Bajram Begaj priti sot në Tiranë kryesuesin e OSBE-së dhe ministrin për Çështjet e Jashtme të Maltës, Ian Borg.
Gjatë takimit, fokus u vu te bashkëpunimi i Shqipërisë me OSBE-në dhe Maltën. Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e OSBE-së për mbështetje në reformën zgjedhore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
“Shqipëria do të vijojë të mbështesë vlerat e të drejtave të njeriut dhe vlerat e demokracisë”- theksoi Presidenti Begaj.
Po ashtu, Begaj rikonfirmoi angazhimin për forcimin e marrëdhënieve me Maltën, duke u fokusuar në zgjerimin e shkëmbimeve ekonomike dhe turizmit, si dhe mbështetjen e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.