Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj prej dy ditslhs ka lënë qelinë dhe i është drejtuar Kryesisës së Kuvendit për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncensionet.
Opozita nuk ka rënë dakort që Beqaj të prezantojë dëshminë e tij me power point. Kryetarja e Kuvendit Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancën se po pengon komisionin hetimor dhe se po kryejnë vepër penale.
“Ju jeni penguesit e komisionit hetimor parlamentar. Ju keni kryer vepër penale, dhe kushdo që nuk i është përgjigjur komisionit ka shkelur ligjin. Mos mendoni se do lemë këtu, mos mendoni se do heqim dorë nga e vërteta. Mos mendoni që nuk do e zbardhim dhe nuk do i cojmë të gjithë aty ku duhet të jenë, Edi Rama i pari. Ai ka urdhëruar që ti binden kodit të mafies. Duke vazhduar te Ilir Beqaj, te Ogerta Manastriliu, Albana Koçiu etj”, tha Vokshi.