-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti 2025/ Blushi: Thellimi i varfërimit dhe mjerimit të pensionistëve

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një konferencë për mediat u shpreh se buxheti i ardhshëm është kundër pensionistëve që do të diskriminohen, përjashtohen dhe do të jenë më të varfër.

Blushi theksoi se buxheti 2025 është i thellimit të varfërimit dhe mjerimit të pensionistëve.

“1.6 miliardë lekë për pensionistët. Pensionet nuk do të rriten as 1%, ndërsa inflacioni është në masën 3 %. Buxheti 2025 është tregues i mashtrimit të radhës së Ramës për indeksim të çmimeve dhe pensioneve. Pensionistët janë më të varfër vitin e ardhshëm, se mbështetja ndaj tyre nuk është gjë tjetër veçse tallje e poshtërim për këtë kategori”, tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit