Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për për princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babin e saj Gjergj Zaharinë, për dhunën që ndodhi në oborrin mbretëror.
Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj shërbim prove për Princ Lekën.
Gjithashtu kërkon 6 muaj shërbim prove për Elia Zaharinë dhe 1 vit shërbim prove për Gjergj Zaharinë.
Ata akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”.