Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy të rinj, B. L. (24 vjeç) dhe E. Dh. (31 vjeç), të cilët ishin pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike në Gjirokastër dhe Sarandë.
Hetimet, të kryera në kuadër të operacionit “Andromeda”, zbuluan se dy të arrestuarit shisnin drogë në doza, ndërsa gjatë kontrollit iu sekuestruan sasi kanabisi dhe një certifikatë e dyshuar e falsifikuar.
Ndërkohë, babai i njërit prej të arrestuarve, shtetasi Q. Dh. (68 vjeç), është proceduar në gjendje të lirë pasi iu gjetën 2 thika luftarake, të cilat i mbante pa leje. Ky veprim ka ardhur si rezultat i një hetimi të gjatë dhe proaktive nga Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës. Materialet për këtë çështje janë dorëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.