Një 18-vjeçar, A.Ç., është arrestuar në Fier pasi u kap me dhjetëra doza kanabisi që ai dyshohet se i shiste në qytet.
Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi dy celularë të dyshuar për përdorim në këtë aktivitet kriminal.
Shtetasi dyshohet se siguronte lëndën narkotike dhe e ndante në doza për ta shpërndarë në zona të ndryshme të qytetit. Policia është duke hetuar për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij në këtë veprimtari.