-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani: Malta është një mbështetëse e vazhdueshme e integrimit evropian të Shqipërisë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropës, Igli Hasani, priti në një takim Kryetarin e OSBE-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg.

Gjatë takimit, Hasani vlerësoi punën e shkëlqyer të Maltës gjatë kryesimit të OSBE-së.

“Malta punë të shkëlqyer në krye të OSBE. Konsensus për çështjet jetike për funksionimin e duhur të OSBE-së. Përgëzojmë Kryesinë malteze për mbajtjen e Ukrainës në qendër të agjendës së OSBE-së”, tha Hasani mes të tjerash, duke vlerësuar edhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërkombëtar mes palëve.

Hasani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe mes Shqipërisë dhe Maltës, duke shprehur angazhimin për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve të përbashkëta.

Ai vuri në dukje se Malta ka qenë një mbështetëse e vazhdueshme e integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar se hapja e grup-kapitullit të parë është një tregues i përkushtimit të Shqipërisë në avancimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“I kërkova Borg mbështetje të mëtejshme teknike dhe ekspertizë në të ardhmen nga Malta, që i shërben integrimit të mëtejshëm të Shqipërisë në BE”, tha ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit