Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi u ndërpre sërish pas debateve mes shumicës dhe Albana Vokshit. PD kërkon dëshminë e kryeministrit Rama dhe Vilma Nushit, ndërkohë që Ilir Beqja ndodhet në korridor në pritje për të dëshmuar.
Pjesë nga debati në Komision:
Plarent Ndreca: Unë kam vetëm fjalën! Edhe fjalën ma hiqni. Ju të vrisni! Ja kaq pushtet keni, ju të vrisni. Fikja mikrofonin.
Ilda Dhori: Jam duke folur.
PlarentNdreca: Jo nuk po flet, po flisja unë.
Albana Vokshi: Një foto e nxori jashtë kontrollit. Po të ishin shumë foto.
Plarent Ndreca: Për shkak se keni një instrument në dorë, bëni vrasje.
Albana Vokshi: Vrasje në masë po bëni ju tek Onkologjiku. Qetësohu! Nuk e monopolizon ti. Qetësohu! E di që ke marrë mesazhe nga Edi Rama.
LIVE-Rinis komisioni, Vokshi: Beqja stallë këtu, mua më hodhën nga shkallët