Rinis mbledhja e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi. Kryetarja e komisionit Albana Vokshi tha se është e papranueshme mënyra si lëviz Beqja në sallë duke ngritur pikëpyetje edhe për çantën që kishte me vete.
“Ilir Beqja erdhi me kuti të metalizuar, me sende të forta di unë cfarë ka brenda, a e ka kontrolluar garda? Kjo është skandaloze. Ju lutem, ju bëj thirrje, ndaluni.
Është bërë si stallë, jo si komision hetimor. Kjo është e paprecedentë. Merrni masa. Mua garda më ka dhunuar, më ka hedhur nga shkallët kurse Beqjan e lë me sende të forta” tha ajo.