Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër, duke theksuar se Izraeli mund të përbëjë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Turqinë.
Guler ka deklaruar se “Izraeli është një vend agresiv” dhe se Turqia duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar. Ai gjithashtu theksoi mundësinë e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore, duke paralajmëruar se konflikti mund të nisë papritur, ashtu siç ndodhi në luftërat e kaluara botërore.
Këto komente vijnë mes tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme, për shkak të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gaza dhe Liban.