-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Proda: Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete për masakrën e Dobraçit

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka premtuar rezultate konkrete shumë shpejt lidhur me hetimin për ngjarjen tragjike të ndodhur në Dobraç, Shkodër, ku humbën jetën 4 persona.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Sigurisë, Proda u ndal dhe në këtë ngjarje të rëndë, duke garantuar se hetimet janë duke u zhvilluar intensivisht.

Ai tha se, edhe pse nëse do të kishte mundësi, do të kthehej pas në kohë për të parandaluar ngjarjen, tani është koha për të përballuar pasojat dhe për të sjellë drejtësi.

“Për ngjarjen e Shkodrës, me garanci shumë të plotë shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkopin magjik se jam qytetar vete, do e ktheja kohën, por ja që kjo ngjarje na ka ndodhur dhe duhet të përballemi”, u shpreh Proda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit