-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ujku i Çeliktë” i ushtrisë së Kosovës

Kryesoret

Ushtria e Kosovës ka realizuar dje ushtrimin më të sofistikuar ndonjëherë. Ushtrimi ushtarak “Ujku i Çeliktë” u realizua me pjesëmarrjen e mbi 1000 ushtarakëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në këtë aktivitet nuk mungoi dhe kryeministri Albin Kurti i cili theksoi se pajisjet përputhen me standardet e NATO-s dhe janë si rezultat i strategjive të detajuar të investimeve në fushën e mbrojtjes. Kryeministri shtoi se buxheti për ushtrinë është trefishuar dhe numri i ushtarëve është dyfishuar. Ai nënvizoi në përfundim se sa më shumë investime në ushtri do të thotë më shumë siguri për qytetarët e Kosovës.

“Një element tjetër i rëndësishëm i këtij ushtrimi është përdorimi i pajisjeve dhe armatimit modern  të cilat janë blerë dhe integruar në flotën tonë në këto vitet e fundit këto pajisje dhe ky armatim i blerë sipas standardeve të NATO-së  janë produkt i një strategjie të detajuar të investimeve tona në fushën e mbrojtjes.

Armatimet e reja të cilat përfshijnë pajisje të avancuara dhe të sofistikuara luftarake janë dëshmi e qartë e vendosmërisë sonë për të modernizuar dhe për ta përgatitur ushtrinë tonë të përballojë çdo lloj kërcënimi, skenari dhe sfide që mund të paraqitet në këtë kohë të brishtë të sigurisë globale ky ushtrim na tregoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është mburojë e vendit tonë por edhe një partner i besueshëm për paqen dhe sigurinë rajonale, për aleatët e Kosovës.

Ushtria jonë ka treguar bashkëpunim dhe bashkërendim të shkëlqyeshëm me partnerët tanë strategjikë, duke dëshmuar aftësitë tona për ndërveprueshmëri dhe duke përmbushur detyrat komplekse me efikasitet të plotë”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit