Në një fjalim të fortë në Kuvend, deputetja Albana Vokshi ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisë, duke akuzuar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për “aktivitet kriminal”.
Vokshi ka theksuar se kishte kërkuar që Rama të paraqitej në Kuvend, por theksoi se nuk kishte asnjë surprizë për atë që do të ndodhte, pasi ishte e sigurtë për skenarët që qeveria kishte përgatitur.
“Nuk flasim për hajdutin sepse të gjithë e dimë, tani flasim për kryehajdutin Edi rama që e kemi kërkuar të dëshmojë. E di që të dhemb Skënderbeu por mos ndërhy (Spiropalit). Ne i dinim skenarët e PS, 48 orë e mbajtën Ilir Beqajn, e solli 2 metroshin me pranga në duar, i dha një power point 240 faqësh dhe i tha rri aty se nuk do flasësh.
Ju nuk ju erdhi keq për kushtet çnjerëzore, shumica nga ju shihnit veten në vend të Beqajt me pranga në duar.
Asnjërit nga ju nuk ju vjen keq se e dini sa ka vjedhur dhe ngjyer dorën. Mua nuk më garda të fus çantën, ai u fut me hunj e kuti të zeza.
Shpresuat që do e bllokonit komisionin por ka një listë të gjatë, është Rama koka e Meduzës që ka urdhëruar çdo koncesion” u shpreh Vokshi.