-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen 43 persona për pastrim parash në Evropë, sekuestron mbi 500 mln euro

Kryesoret

Autoritetet në të gjithë Evropën arrestuan 43 persona pasi akuzohen për pastrim të parave. Pas një hetimi për një komplot kriminal për t’iu shmangur TVSH-së përmes pastrimit të parave dhe aktivitetit mafioz u sekkuestruan 520 milionë euro tha Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) dhe policia italiane tha të enjten.

Ata thanë se hetimi ka të bëjë me mashtrim tatimor në tregtimin e produkteve të IT dhe pajisjeve elektronike brenda BE-së dhe përfshin rreth 400 kompani me 200 të dyshuar, kryesisht në Itali dhe disa vende evropiane, por edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas prokurorëve europianë, 43 personat e arrestuar po përballen gjithashtu me akuza se kanë ndihmuar mafian Camorra me bazë në Napoli dhe Cosa Nostra-n siciliane duke investuar fitimet e tyre në mashtrimin e TVSH-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit