Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Gjurma Virtuale”, duke arrestuar 71-vjeçarin amerikan, David Lang, i dyshuar për prodhim dhe posedim të materialeve pornografike me të mitur.
Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet amerikane zbuluan se ai operonte në Tiranë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan pajisje elektronike dhe materiale që përdorej për këtë veprimtari kriminale.
Hetimet vijojnë, dhe çështja ka kaluar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.