-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petkoviç: Serbia do ta ndërpresë dialogun nëse mbyllen shkollat serbe në Kosovë

Kryesoret

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka kërcënuar se Serbia do të ndërpresë dialogun me Kosovën nëse vazhdojnë përpjekjet për mbylljen e shkollave serbe në territorin e Kosovës.

Ai e bëri këtë deklaratë pas incidentit të ndodhur në Bërnjak, ku Policia e Kosovës, sipas tij, ka ndaluar drejtorin e një shkolle serbe.

Petkoviç theksoi se shkollat, shëndetësia dhe institucionet fetare serbe në Kosovë janë “shtyllat themelore” për mbijetesën e popullit serb në këtë territor.

“Kjo do të thotë fund i gjithçkaje, nuk ka më dialog, sepse shkollat dhe shëndetësia, së bashku me kishat dhe shtetin e Serbisë, janë shtyllat themelore të mbijetesës së popullit serb në Kosovë. Kam informuar për rastin e Miroslav Lajçakun, i kam dërguar një letër QUINT-it dhe vendeve anëtare të BE-së, duke treguar se ky është rasti më i drejtpërdrejtë i shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Petkoviq në Radio Televizionin e Serbisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit