-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia nis dhënien e parave për fëmijët serbë në Kosovë

Kryesoret

Serbia ka nisur pagesën e “drekës” për fëmijët serbë që jetojnë në Kosovë. Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, ka njoftuar se 17,559 fëmijë, përfshirë ata në institucione parashkollore dhe shkolla, do të përfitojnë pagesën prej 5000 dinarësh.

“Do të përfshihen fëmijët në institucionet parashkollore dhe nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme. Nga nesër në llogaritë e prindërve të çdo fëmijë që është në kopsht, apo në shkollë do të jenë paratë”, tha ai.

Paratë do të kalojnë në llogaritë e prindërve të fëmijëve, duke filluar nga nesër, dhe do të paguhen çdo muaj deri më 5. Kjo masë është ndër një seri masash sociale të prezantuara nga presidenti Vuçiç.

“Çdo muaj pasardhës pagesa do të bëhet deri me datën pesë të muajit. Më së shumti do të përfitojnë personat më të cenueshëm social. Idenë për këtë masë e ka sjellë presidenti Vuçiq. Ka edhe një seri masash të ndryshme për të cilat do të diskutojmë kur të vjen koha”, deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit