Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka dërguar një mesazh për kolegët e tij pas largimit nga detyra.
Ai i ka falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës që ka drejtuar forcën e rendit në kryeqytet.
Vocaj ka nënvizuar se puna për ruajtjen e rendit dhe sigurisë duhet të vazhdojë me kurajo dhe integritet, pavarësisht sfidave.